Nesër mot me diell dhe vranësira mesatare dhe rritje të temperaturave ditore
- Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:03, 6 gusht, 2025
Shkup, 6 gusht 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 19 gradë, ndërsa jo maksimale do të arrijë 35 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, do të vijë një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë me rritje të temperaturës ditore.
Foto: Arkivi i MIA-s