Nesër dhe pasnesër deinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit, bletarët me kohë t'i mbrojnë bletët
- Nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
- Post By Besnik Shuki
- 10:40, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
"Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se më 22.08.2025 dhe më 23.08.2025 (të premten dhe të shtunën), në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë", qëndron në kumtesë.
Njëheri apelohen bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët. bsh/
Foto: MIA arkiv