Nejmar po kthehet në Evropë
- Me transferin në Santos, shumë menduan se i erdhi fundi karrierës ë Nejmarit. Por, braziliani 33-vjeçar po përgatitet për kthim në futbollin evropian.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:23, 25 korrik, 2025
Sao-Paolo, 25 korrik 2025 (MIA) - Me transferin në Santos, shumë menduan se i erdhi fundi karrierës ë Nejmarit. Por, braziliani 33-vjeçar po përgatitet për kthim në futbollin evropian.
Sipas mediumeve franceze, Nejmar seriozisht po mendon për kthim në Evropë dhe atë sërish në futbollin francez (më parë luajti për PSZH-në) në radhët e rivalit të madh të klubit të tij të mëparshëm - Olimpik Marsej.
Klubi francez po përgatitë ofertë për Nejmarin, të cilit kontrata i skadon në fund të vitit dhe konsiderojnë se do ta tërheqin nejmarin për ta mbajtur fanellën e tyre.
Nejmar në PSZH luajti në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2023. ab/
Foto: ЕPА