• e diel, 22 dhjetor 2024

Nejmar dëshiron të mbetet në PSZH deri në fund të karrierës

Nejmar dëshiron të mbetet në PSZH deri në fund të karrierës

Paris, 13 mars 2023 (MIA) - Ylli i pasi Sen-Zhermenit, Nejmar, nuk ka ndër mend të largohet nga klubi sepse dëshiron të mbetet në "Parkun e princave" deri në fund të karrierës.

Ish-lojtari i Barcelonës, për momentin 31-vjeçar, ka kontratë aktuale me parisienët deri në vitin 2027. Edhe pse klubi spekulohet se dëshiron të ndahet prej tij që nga vera e kaluar, kjo me siguri nuk do të ndodhë, kumtoi "Atletik". 

Ekipet Çellsi, Njukasëll dhe Juventus janë të interesuara për brazilianin në muajt e fundit, ndërsa zërat për konflikt mes tij dhe Mbapes i nxitën spekulimet se parisienët do të tentojnë ta shesin Nejmarin.

Nejmar erdhi në Barcelonë në vitin 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurove. Është e qartë se, që të ndodhë transferi i tij, kandidatët duhet të sigurojnë buxhet shumë të madh jo vetëm për shumën e transferit, por edhe për pagën e sulmuesit. Në kombinim me jogatishmërinë e tij për t'u larguar, kjo e bln transferin e tij pothuajse të pamundur, pa dallim të planeve të kryesisë së klubit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR