• e diel, 22 dhjetor 2024

Nebiu për rastin e Mijallkovit: Është paradoksale kur nga babai pronën e merr i biri, nuk kemi mundësi ligjore për ta kufizuar atë

Nebiu për rastin e Mijallkovit: Është paradoksale kur nga babai pronën e merr i biri, nuk kemi mundësi ligjore për ta kufizuar atë

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu në deklaratë për MIA-n thotë se është paradoksale kur nga babai pronën e merr i biri, në rastin me blerjen e tre banesave dhe garazhës në Vodno, konfiskuar nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, në rastin "Perandoria" nga djali i tij Jordan Mijallkov.

"Kjo që po ndodhë është paradoks kur nga babai pronën e merr i biri. Për Agjencinë është më me rëndësi që ato para që janë fituar në mënyrë kriminele, t'i kthejmë tek qytetarët. për shkak se ligji u lejon të gjithë personave juridik dhe fizik të marrin pjesë në ankandin publik, përveç të dënuarit", potencoi Nebiu.

Thekson se ata nuk kanë mundësi ligjore ta kufizojnë atë. Më me rëndësi, thotë ai. është paratë kthehen tek qytetarët.

"Unë jam që të ndryshohet ligji, të mos ketë të drejtë familja e afërt të merr pjesë në ankand dhe tashmë filluam procedurpë për këtë", tha Nebiu për MIA-n.

Ndërmarrja e Jordan Mijallkovit, "Best vej investment" është pronarja e re e tre banesave dhe garazhës në Vodno, të konfiskuara nga babai i tij, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, në rastin "Perandoria". Kjo pronë ishte shitur në nëntor në ankand publik përmes Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, prej ku para shitjes thirrën edhe konferencë për shtyp, në të cilën u ankuan se ishin frikësuar nga ana e pronarëve të pronës gjatë tentimeve për shitje.

Sipas të dhënave nga Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar, që i kërkoi BIRN, dy banesat elite në rrugën "Sllavejko Arsov" prej 73 metrave katrorë janë shitur nga 102.000 euro, ajo prej 78 metrave katrorë për 107.000 euro, përderisa për garazhën prej 30 metrave katrorë, ndërmarrja e Mijallkovit pagoi 20.000 euro.

Ky çmim, i cili ishte arritur në ankand publik, është për vetëm disa qindra euro më i lartë se ai fillimisht i vlerësuar nga ana e Byrosë për ekspertiza gjyqësore. Ndryshimi i pronësisë tashmë është bërë në Kadastër.

Si pronar i "Best vej investment" qëndron djali më i madh i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov. Ndërmarrja është formuar në vjeshtën e vitit 2015, në jehonën e krizës politike, për shkak të publikimit të materialeve të përgjuara për të cilat Sasho Mijallkov u akuzua si ish-njeriu i parë i DSK-së.

Prokuroria publike, në rastin "Perandoria", nga Mijallkovi konfoskoi pronë me vlerë prej rreth 15 milionë eurove. Mijallkov atëherë e prnaoi fajin, ndërsa mori tre vite burg për lëndën në të cilën ishte akuzuar për larje parash. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR