• e martë, 24 dhjetor 2024

Ne nuk duam luftë dhe angazhohemi për paqe, deklaroi kryeministri i përkohshëm libanez

Ne nuk duam luftë dhe angazhohemi për paqe, deklaroi kryeministri i përkohshëm libanez

Bejrut, 27 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri i përkohshëm libanez Naxhib Mikati deklaroi se "rregullat për udhëheqje të aktiviteteve luftarake në kufirin lindor mes Libanit dhe Izraelit mbeten të njëjta, por nuk ka kufij ndërkombëtar që do të na ofrojnë çfarëdo qoftë sigurie".

"Shohim se agresioni në Gazë zbatohet për çdo ditë dhe askush nuk brengoset për këtë, aspak nuk shkakton reagime ndërkombëtare", tha Mikati në intervistën për Radiotelevizionin e Turqisë.

"Ne nuk duam luftë dhe përpiqemi për paqe, njëkohësisht nuk duam që askush ta përdhosë tokën libaneze", shtoi ai. Ne e mbështesim tërësisht kauzën palestineze, por mundohemi ta kursejmë Libanin që të mos hyjë në luftëra të përgjakshme. ss/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR