• e martë, 19 nëntor 2024

Ndryshime kushtetuese dhe reforma për të vazhduar rrugën drejt BE-së, porositi Borell

Ndryshime  kushtetuese dhe reforma për të vazhduar rrugën drejt BE-së, porositi Borell

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Nuk duhet të ketë ndarje politike për çështjet e Bashkimit Evropian. Nëse doni të shkoni në rrugën e BE-së, atëherë duhet të përfundoni procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të vazhdoni përpara për reformat kryesore. Është për të gjithë qytetarët, nuk është diçka nga e cila do të përfitojë një parti politike, por për të gjithë popullin, për Maqedoninë e Veriut si shtet, theksoi sonte nënkryetari i KE-së dhe përfaqësues i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Zhozep Borell në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Потпретседателот на Европската комисија и висок претставник на ЕУ за надворешни работи и безбедносна политика Жозеп Борел вечерва изјави дека министерскиот состанок на ОБСЕ во Скопје ќе биде

Vazhdimi në rrugën evropiane, thekson ai, është diçka që duhet të jetë para dhe mbi trazirat partiake.

Ai e vlerësoi pozitivisht miratimin e Rregullores së re të punës me, siç tha, mbështetje ndërpartiake.

"Shpresoj se do të pasojnë hapa të mëtejshëm pozitivë për këtë Kuvend bazuar në Rregulloren e re dhe për Kuvendin e ardhshëm, pas zgjedhjeve, kurdo që  të mbahen ato", tha ai.

Duke theksuar se procesi i skriningut do të përfundojë së shpejti, ai përgëzoi të gjithë administratën, duke theksuar se ky është një investim dhe aksion në vendin tonë.

Nënkryetari i KE-së  tha gjithashtu se përpjekjet për reforma të vendit janë diçka që vlerësohet shumë në Bruksel.

Членството во Европската унија е наша цел и немаме друга алтернатива и тоа зависи од сите нас, односно од сите политички чинители кои имаат одговорност во оваа земја, без изговори. Утре ќе би

Borell shfaqi shpresë se Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë mundësinë që ofron plani i ri për Ballkanin Perëndimor për të stimuluar rritjen ekonomike, rritjen e numrit të vendeve të punës dhe standardit të jetesës përmes qasjes në një pjesë të Tregut të Vetëm Evropian para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. sa/

FOTO: Qeveria/Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR