Ndjehet tërmet në Shtip dhe rrethinë
- Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:16, 4 shkurt, 2025

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishme që ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Shtip dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s