• e diel, 29 shtator 2024

Arrestohet një hajdut në Kumanovë, gjërat e vjedhur i janë kthyer pronarit

Arrestohet një hajdut në Kumanovë, gjërat e vjedhur i janë kthyer pronarit

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Nëpunësit e policisë nga SPB Kumanovë mbrëmë kanë privuar nga liria S.I (26) nga Kumanova. Siç njoftuan nga MPB-ja, ai dyshohet se të martën ka hyrë në një objekt afarist në Kumanovë dhe ka marrë disa gjëra. 

"Gjatë kontrollit në automjetin e tij, gjërat i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është dërguar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës", thuhet në njoftim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR