• e martë, 24 dhjetor 2024

Ndalesë e pjesshme për lëvizje nëpër pyje nga ora 06:00 deri në orën 20:00

Ndalesë e pjesshme për lëvizje nëpër pyje nga ora 06:00 deri në orën 20:00

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) me kërkesë të NP "Pyjet nacionale" ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të pjesshëm të lëvizjes nëpër pyje dhe tokë pyjore. Ky pëlqim është dhënë konform nenit 57, paragrafi 3 të Ligjit për pyje për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje në ambient ​​të hapur.

Siç informon MBPEU ndalimi i pjesshëm i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore vendoset në territorin me të cilin menaxhon NP “Pyjet nacionale”, për një periudhë kohore nga data 17.07.2023, në terminin nga ora 06.00 deri në orën 20.00.

"Ndalesa e pjesshme e lëvizjes nëpër pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarret pyjore është zvogëluar. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP 'Pyjet nacionale' për sipërfaqen që menaxhojnë. Për mosrespektim të kësaj ndalese të pjesshme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore, për personat fizikë që do të hasen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, konform nenit 106 të Ligjit për pyje do t'u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë dentari", theksojnë nga Ministria.

 

QËNDRONI TË LIDHUR