• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërtesa e MPJsë u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas në prag të dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës

Ndërtesa e MPJsë u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas në prag të dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës

 Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA)  - Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në prag të dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, përmes një postimi në Fejsbuk, ka shpërndarë fotografi dhe ka shprehur "mbështetje të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës". 

 "Mbetemi në anën e popullit ukrainas dhe luftës së tyre për liri, paqe dhe vlera demokratike", ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

 Rusia e filloi pushtimin  në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022.

 Foto: Fejsbuk/Bujar Osmani

 

QËNDRONI TË LIDHUR