• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërron jetë edhe një tjetër person pas helmimit familjar në Shkup, është dhënë urdhër për obduksion

Ndërron jetë edhe një tjetër person pas helmimit familjar në Shkup, është dhënë urdhër për obduksion

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të një gruaje 79-vjeçare e cila ndërroi jetë pasi më shumë se 10 ditë ishte shtruar në spital pas helmimit familjar me ushqim shtëpiak në Shkup.

Më parë kishte ndërruar jetë një 47-vjeçare, ndërsa një burrë 55-vjeçar është liruar për mjekim në shtëpi.

"Prokurori publik kompetent është duke punuar në konstatimin e shkaqeve të helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme për të cilat është dhënë urdhër për ekspertizë. Gjithashtu është dhënë urdhër për sigurimin e historive mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren edhe aktivitete tjera", thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë publike. ms/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR