• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërroi jetë Muhamed Kaba, ish kryetar i Dibrës

Ndërroi jetë Muhamed Kaba, ish kryetar i Dibrës

Dibër, 23 mars 2023 (MIA) - Në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë Muhamed Kaba, ish kryetar i komunës së Dibrës.

Ishte njeri i parë i komunës në dy mandate, nga viti 1974 deri në vitin 1982.Muhamed Kaba u lind në vitin 1941, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme-Teknikumin Ekonomik e kreu në Shkup, ku gjithashtu vazhdo studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë UCM.

U diplomua me notën mesatare 9.26, duke u renditur i dyti në gjeneratë dhe mori diplomë speciale. Gjithashtu ka qenë edhe magjistri i parë i shkencave ekonomike në qytet, qëndron në kumtesën e sotme të Komunës së Dibrës.

Pas diplomimit u kthye në vendlindje, në fabrikën për prodhim të qilimave, ku realizoi disa programe në investime për zgjerim të kapaciteteve prodhuese me teknologji gjermane, franceze, italiane, polake dhe angleze. Gjatë kësaj kohe fabrika rriti numrin e të punësuarve deri në 1.000 veta.Si ekspert i ekonomisë, përgatiti dhe realizoi disa programe investimesh edhe në disa ndërmarrje në Dibër, si: në industri, bujqësi, ndërtimtari dhe transport. Në prill të vitit 1974, në zgjedhjet e rregullta, në moshën 33 –vjeçare, u zgjodh kryetar i komunës së Dibrës. Mandati i parë i tij mbaroi në prill të vitit 1978. Si rezultat i sukseseve maksimale, u rizgjodh kryetar i komunës së Dibrës, edhe për një mandat të dytë 1978-1982. Gjatë periudhës 2001-2005, punoi si ligjërues pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tetovës, për lëndët Matematika, Kontabiliteti dhe Statistika.

Kaba u varros dje në varrezat myslimane të qytetit në Dibër. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR