• e diel, 30 qershor 2024

Ndërpritet evakuimi i të huajve nga Gaza

Ndërpritet evakuimi i të huajve nga Gaza

Gazë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Nga e shtuna është ndërprerë evakuimi i shtetasve të huaj dhe banorëve të plagosur në Gazë përmes kalimit Rafah në drejtim të Egjiptit, lajmëruan mediat britanike. 

 Evakuimi është ndërprerë që nga e shtuna pas sulmit vdekjeprurës ndaj një automjeti të ambulancës, kumtuan persona zyrtarë egjiptianë, amerikanë dhe katarianë, transmetuan mediat britanike. 

 Kompania telekonunikuese palestineze Paltel bëri të ditur se të gjitha shërbimet komunikuese dhe të intrnetit sërish janë ndërprerë në Rripin e Gazës, para së gjithash, për shkak të bombardimit të vazhdueshëm, derisa Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëri të ditur se dhjetëra persona kanë humbur jetën në sulmin mbi kampin e refugjatëve gjatë natës.   

 Kalimi Rafah në drejtim të Gadishullit Sinai të Egjiptit është pika e vetme dalëse nga Gaza, që nuk është nën kontroll të Izraelit. 

QËNDRONI TË LIDHUR