• e enjte, 04 dhjetor 2025

NBA: Boston dhe Indiana kalojnë në çerekfinale, Denveri në epërsi kundër Klipersit

NBA: Boston dhe Indiana kalojnë në çerekfinale, Denveri në epërsi kundër Klipersit

Boston, 30 prill 2025 (MIA) - Kampioni aktual i NBA-së, Boston Seltiks, u kualifikua në çerekfinale të plejofit, pasi mbrëmë festoi edhe një herë fitoren ndaj Orlando Mexhik. 

Raundin e parë e kaloi edhe Indiana Pejsers pas triumfit të katërt ndaj Miluoki Baks. 

Një hap më afër raundit të dytë është edhe Denver Nagets pas fitores në përballjen me Los Anxheles Klipers. 

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura natën prej të martës drejt së mërkurës:

Indiana - Miluoki 119:118 - pas vazhdimit, (4:1 në serinë i pari deri në katër)

Nju-Jork - Detroit 103:106, (3:2) 

Boston - Orlando 120:89, (4:1)

Denver - LA Klipers 131:115, (3:2).

Në çerekfinale, Indiana do të përballet me Klivlend, ndërsa Bostoni do të presë fituesin nga dyshja Nju-Jork - Detroit. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR