• e martë, 26 nëntor 2024

NATO-  Ditë industriale në Maqedoninë e Veriut

NATO-  Ditë industriale në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjkanka Petrovska sot do ta hapë NATO-Ditën industriale në Maqedoninë e Veriut, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të dy agjencive të Aleancës - Agjencia e NATO-s për mbështetje dhe furnizim (NSPA) dhe Agjencia e NATO-s për komunikime dhe informacione (NCIA). Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike, numër i madh i kompanive vendore dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

"Krahas ministres petrovska, në hapje të Ditës industriale do të drejtohen edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, menaxhja e përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizim, Stejsi Kamings dhe shefja për furnizime në Agjencinë e NATO-s për komunikime dhe informacione.

Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është hapur mundësia për pjesëmarrje të kompanive vendore në tregun e NATO-s në vlerë prej rreth 5 miliardë euro në vit. Me qëllim mbështetjen e kompanive në procesin e marrjes së certifikatave të nevojshme për pjesëmarrje në tenderë në tregun e NATO-s, Ministria krijoi Qendër për mbështetje të kompanive. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR