• e hënë, 20 maj 2024

Napoli po negocion me trajnerin e Fiorentinës

Napoli po negocion me trajnerin e Fiorentinës

Firencë, 6 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Italiano është në bisedime me Napolin, sipas gazetarit Rudi Galeti. Eksperti 46-vjeçar do të largohet nga "La Viola" në fund të sezonit, kur do t'i skadojë kontrata me klubin dhe ajo nuk do të rinovohet. 

Italiano punon në Fiorentinë nga viti 2021. Pas 29 ndeshjeve të luajtura, ekipi është në vendin e dhjetë në Seria A me 43 pikë.

Nga shkurti në krye të Napolit është Françesko Kalcona, i cili punën në klub e kombinon me reprezentacionin e Sllovakisë. Në 8 ndeshje nën udhëheqjen e tij, napolitanët fituan 2 herë, 4 herë luajtën baraz dhe shënuan dy humbje. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR