• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nadal: Pata operacion, nëse gjithçka shkon mirë, procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë muaj

Nadal: Pata operacion, nëse gjithçka shkon mirë, procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë muaj

Madrid, 4 qershor 2023 (MIA) - Fituesi i shumëfishtë (22 herë) i Gren slemit, Rafael Nadal konfirmoi se procesi i rehabilitimit pas operacionit do të zgjasë pesë muaj.

"Siç e dini, pata operacion. Gjithçka kaloi mirë, u krye artroskopia e muskulit në këmbën e majtë, lëndim për shkak të të cilit nuk garoj që prej janarit. Plotësisht, arritëm të përballemi me lëndimin e vjetër në këmbën e majtë, që pa dyshim do të ndihmojë për rikuperim më të shpejtë. Dëshiroj t'i falënderoj mjekët Mark Filipon, Haume Vilaro dhe Anhel Ruiz-Kotoro për punën e tyre", tha ai.

"Menjëherë do të filloj me rehabilitim gradual funksional dhe më thanë se nëse gjithçka është në rregull, procesi i rikuperimit do të zgjasë peës muaj. Edhe njëherë dëshiroj t'ju falënderoj për mbështetjen që ma dhatë dhe ma jepni çdo ditë", shkroi Nadal në rrjetet sociale.

Tenisti 37-vjeçar spanjoll u operua dje. ab/

Foto: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR