• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nadal pas Olimpiadës do të marrë vendim nëse do të pensionohet

Nadal pas Olimpiadës do të marrë vendim nëse do të pensionohet

Paris, 30 qershor 2024 (MIA) - Fituesi i Grem slim për të njëzet e nëntën herë Rafael Nadal është përgjigjur pyetjes për pensionim.

"Këtë pyetje ma bëjnë shpesh kohëve të fundit. Çdo ditë po përpiqem të jap maksimumin tim. Kur do të përfundoj kjo garë, do t'i marr vendimet e nevojshme në bazë të asaj se si ndjehem dhe çka dua. Sot nuk e di", tha Nadal në konferencën për shtyp pas humbjes nga Gjokoviq.

Tensti spanjoll theksoi se nëse ndjen se më nuk mund të garojë, do të vendos që ta lë karrierën.

Në raundin e dytë të Olimpiadës 2024, Nadal humbi dje nga serbi Novak Gjokoviq me rezultat 1:6, 4:6. Bilanci i ndërsjellë është 31:29 në favor të Gjokoviqit.

Tridhjetë e tetë vjeçari spanjoll luajti edhe në dyshe në Lojërat, së bashku me Karlos Alkaraz. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR