• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëse ligji për Taksën e solidaritet "bie" në Gjykatën Kushtetuese, kompanive mjetet do t'u kthehen nga buxheti për vitin 2024

Nëse ligji për Taksën e solidaritet

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nëse Ligji për Taksën e solidaritetit "bie" në Gjykatën Kushtetuese", mjetet kompanive do t'u kthehen nga buxheti i vitit të ardhshëm.

Bytyqi nuk beson se Ligji do të kontestohet nga Gjykata.

"Thash që deri në këtë moment ka detyrim ligjor për të paguar taksën e solidaritetit, ndërsa mjetet do të përdoren për masat kundër krizës, që do të kumtohen ditët në vijim. Për vitin e ardhshëm, duke qenë se jemi duke bërë projeksione të buxhetit, dhe meqenëse kriza është ende aktive, do të ketë mjete për masa kundër krizës. Nëse eventualisht parashikojmë se një vendim i tillë mund të merret, mendoj se ka mjaft mjete të planifikuara në arkën shtetërore, por fillimisht, qëllimi është për masat kundër krizës. Nëse ka një vendim të tillë, atëherë duhet të merre nga qytetarët dhe t'u kthehen kompanive, gjë që nuk mendoj se do të ndodhë. Mjetet do të kthehen nga buxheti i ardhshëm, nga ky aktuali nuk është e mundur sepse tashmë është fundi i vitit", tha Bytyqi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të prjektit "Instrumenti financiar i gjelbër për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftimin me ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut". ls/

Foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR