• e diel, 22 dhjetor 2024

Nëpërmjet tranzicioni energjetik nga importues, vendi do të transformohet në eksportues të energjisë elektrike

Nëpërmjet tranzicioni energjetik nga importues, vendi do të transformohet në eksportues të energjisë elektrike

Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) – Nga importues i energjisë elektrike, vendi përmes tranzicionit të së gjelbër energjetik, të nxitur nga kriza energjetike që ka kontribuar në rritjen e kapacitetit të instaluar për më shumë se 30 për qind në vitet e fundit, ngadalë por sigurt po lëviz në drejtimin për t'u bërë eksportues, shprehet në bisedë me MIA-n kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

“Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbime të Ujit (KRRE) që nga 1 janari i vitit 2022 e deri tani, ka lëshuar mbi 600 licenca për prodhimin e energjisë elektrike, 99 për qind e të cilave janë për fotovoltaikë, duke e çuar kapacitetin e sapoinstaluar në 420 megavatë, e deri në fund të këtij viti pritet të arrijë në 600 megavatë”, informon Bislimoski.

420 MW e sapoinstaluar, siç shprehet ai, janë ekuivalenti i dy termocentraleve Negotinë. Institucionet në shtet kanë treguar se janë të afta të mundësojnë ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese prej 600 megavatë për vetëm dy vjet. Ato 600 megavatë, siç theksoi ai, nënkuptojnë pothuajse 600 licenca ose leje të reja për ndërtim, dokumente, elaborate, ... kështu që institucionet maqedonase – komunat, ministritë, rregullatori, ... kanë treguar se janë në lartësinë e detyrës dhe kanë arritur të menaxhojnë me sukses procesin.

"Kuptohet që prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga fotovoltaikët është më i ulët krahasuar me ndonjë termocentrale, por fotovoltaikët ndihmojnë në uljen e varësisë së vendit nga importi. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, importi i energjisë elektrike, i cili, në varësi të vitit, arriti në 30 deri në 40 për qind, ka rënë në 14.5 për qind, me çka u stabilizua edhe situata me derdhjen e mjeteve nga shteti", porositi Bislimoski.

Do të vazhdojë trendi i ndërtimit të fotovoltaikëve, tani për tani nuk llogarisin në balancimin e sistemit

Kryetari i KRRE-së Bislimoski konsideron se trendi i ndërtimit të fotovoltaikëve të rinj do të vazhdojë edhe më tutje dhe shprehet se tani për tani nuk llogarisin në balancimin e sistemit.

"Fotovoltaikët më të mëdhenj që kishin licenca të përkohshme tani duhet të marrin licenca përfundimtare, kështu që deri në fund të këtij viti pres që të tejkalojmë shifrën prej 550 megavatë dhe të afrohemi në mes 550 dhe 600 megavatë, që është pothuajse e njëjtë me tre blloqet e REK Manastir", saktësoi Bislimoski.

Përderisa kapacitetet fotovoltaike marrin zgjidhje për lidhjen e rrjetit nga operatorët, theksoi ai, kjo do të thotë se ata nuk e konsiderojnë balancim të sistemit.

"Nga aspekti i drejtimit të sistemit, fotovoltaikët nuk kanë ndikim negativ. Teorikisht, asnjë lidhje nuk është problematike dhe secili prodhues mund të lidhet vetëm varet se si do të jenë shpenzimet. Për ata që janë të lidhur në një rrjet dhe për ata që do të bashkohen së shpejti, tashmë janë lëshuar pëlqime për energjinë dhe janë bërë analiza të rrjetit që nuk pengojnë", theksoi Bislimoski.

Thekson se një operator, për të dhënë një zgjidhje për lidhje në rrjet, duhet së pari të bëjë analizë të rrjetit të tij dhe nëse lidhja do të ketë ndikim negativ. Ai saktëson se një numër i madh i fotovoltaikëve janë bërë në zonat ku nuk ka konsum të energjisë elektrike, prandaj zakonisht kthehet në transmetimin e rrjetit, duke rritur kështu hyrjen e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit. Këto, siç shprehet ai, janë gjëra që janë të pashmangshme dhe në kushtet kur ka kaq shumë fotovoltaikë do të shfaqen.

Për shkak të fotovoltaikëve, çmimi i energjisë elektrike është më i ulëti gjatë ditës, gjë që është arsyeja për vendosjen e tarifës së lirë ditore

"Me normalitetin e ri dhe zhvillimet në bursat e energjisë elektrike, kemi situatë krejtësisht të kundërt me atë që ndodhi dy-tre vjet më parë. Tani çmimi i energjisë elektrike gjatë ditës nga ora 10:00 deri në orën 17:00, madje edhe deri në orën 18:00, është më i ulët dhe është shumë më i ulët se ai në orën 18:00, 19:00. E gjithë kjo na dha të drejtën e rivendosjes së tarifës së lirë ditore. Me këtë i japim sinjal edhe EMV-së dhe EVN Houm furnizime të energjisë elektrike të bëhen në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është më i ulët", shprehet Bislimoski.

Thekson se KRRE-ja në baza ditore monitoron bursën HUPEX dhe bursën maqedonase të energjisë elektrike dhe shton se bëhet fjalë për një situatë që nuk do të ndryshojë.

"Gjatë ditës, për shkak të fotovoltaikëve, do të kemi çmimin bindshëm më të ulët të energjisë elektrike me çka në muajt e verës do të afrohet deri në zero, ndërsa për fundjavë do të shkojë nën zero. Në muajt e dimrit, nga ana tjetër, përsëri do të jetë më e ulët sesa është në orën 18:00 ose 19:00", shprehet Bislimoski.

Investitorët që kanë ndërtuar fotovoltaikë, shton ai, janë të vetëdijshëm se prodhimi i tyre është i përqendruar në verë diku rreth 70 për qind.

"Prandaj në periudhë kur çmimet janë më të ulëta, vetvetiu imponohet logjika që të investohet në sistemet e baterive që do t'u shërbejnë atyre në periudhat kur çmimi i energjisë elektrike është më i lirë për t'u magazinuar dhe për ta dorëzuar atë në periudhat kur ka çmim më të lartë. Në këtë mënyrë, ata gjithashtu do të zvogëlojnë kthimin e investimit të tyre dhe do të shpaguajnë investimin e tyre në periudhë më të shkurtër, duke përmirësuar më tej portofolin e tyre të tregut që ata mund të ofrojnë", porositë Bislimoski.

Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë edhe disa elektrocentrale të reja me erë.

"E gjithë kjo kontribuon për rreth dy vjet kapaciteti i instaluar në vend të rritet për më shumë se 30 për qind në pjesën më të madhe falë iniciativës private. Nëse do të kishim diku rreth 2.100 megavatë kapacitet të instaluar deri më tani, duke përfshirë edhe të gjitha termocentralet, hidrocentralet dhe hidrocentralet e vogla, besoj se këtë vit do të përfundojmë me rreth 2.700 megavatë, që është një ritje serioze e kapacitetit të instaluar. Sigurisht, kjo do të thotë edhe sfida për më tutje, por ne duhet të "ngasim dallgën". Gjithmonë kemi folur për atë që duhet të bëhet, por sektori privat tregoi se si të bëhet ajo, sepse ata u prekën me çmime jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, prandaj shumë prej fotovoltaikëve janë vendosur në çatitë e godinave të tyre dhe kështu kursejnë", tha Bislimoski.

Shteti duhet të ndërtojë elektrocentral më të madh me gaz dhe hidrocentralin Çebren për të balancuar sistemin

I takon shtetit të ndërtojë elektrocentral më të madh të gazit dhe të realizojë projektin për Çebren dhe Galishtë, meqë kjo do të na duhet për të balancuar sistemin. Ajo që shteti mund të bëjë vetëm ose me partneritet publiko-privat duhet të bëhet", porositë Bislimoski.

"Duhet të realizohen edhe fotovoltaiku i paralajmëruar i madh në në Shtip prej rreth 400 megavatëve, si dhe elektrocentrali i paralajmëruar me erë në Kriva Pallankë prej 400 megavatëve dhe impiani më i madh i kogjenerimit në Shkup, që është investim grek, me çka Maqedoninë nga vend importues do ta bëjnë vend eksportues të energjisë elektrike", shprehet Bislimoski.

Bëri të ditur se kriza energjetike ka ndihmuar në nxjerrjen në sipërfaqe të të gjitha lëshimeve që janë bërë në 30 vitet e fundit.

"Maqedonia edhe tani është kryesisht e bazuar në termocentrale dhe hidrocentrale të prodhuara 40 e më shumë vjet më parë. Shteti investoi shumë pak përmes kompanisë së tij të energjisë në kapacitetet të reja. Për krizën, shpenzuam 300 ose 400 milionë euro për të ruajtur paqen sociale para së gjithath, meqë amvisërve nuk mund t'u thuhej të paguanin dy herë më shumë energji elektrike ose dy deri në tre herë më shumë ngrohje më të shtrenjtë. Ato para u shpenzuan për të shuar “zjarrin”, e nëse do të kishim një strategji të duhur me këto 400 milionë euro në vitet e mëparshme, mund të ishte ndërtuar një impiant kogjenerimi ose Çebreni dhe tani do të na kthente shumë para", potencoi Bislimoski.

Besoj, shprehet ai, se ajo që tregoi sektori privat ishte një dhe e vetmja gjë e mirë në krizën energjetike e cila në thelb ishte krizë çmimesh dhe financiare dhe tregoi se energjetika është shumë e rëndësishme.

“Nuk ka zhvillim të ekonomisë pa politikë të mirë energjetike dhe një strategji të mirë energjetike që bëhen për të ndërtuar kapacitete prodhuese, për të zgjeruar rrjetin, për të diversifikuar burimet e gazit natyror, respektivisht për ta bërë vendin më interesant dhe konkurrues kur, ndër të tjera, do të kërkojë investime të huaja”, porositi Bislimoski.

Valentin Jankovski

Foto: Darko Popov dhe Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR