• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nëntë kolumbiane e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, u ndalohet hyrja në vend

Nëntë kolumbiane e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, u ndalohet hyrja në vend

Gostivar, 26 nëntor 2025 (MIA) - Policia ka privuar nga liria nëntë shtetase të Kolumbisë nën dyshimin se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në rajonin e Gostivarit dhe kundër tyre u ngritën kallëzime. 

Nga SPB Tetovë informojnë se më 25.11.2025, në orën 01:30, gjatë ndërmarrjes së masave dhe veprimeve në një objekt hotelerie në f. Dobridol të Gostivarit, ishin gjetur 13 persona femra.

"Mes tyre kishte nëntë shtetase të Kolumbisë dhe katër shtetasve të Maqedonisë. Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja P.C.D.M. (32), D.J.J.R. (28), H.M.M.L. (23), O.K.E. (34), Z.M.A.M. (24), H.B.K.V. (20), J.N.V. (26), L.S.J.R. (26), P.M.M.M. (32), të gjitha nga Kolumbia u ndaluan, kundër tyre u ngritën kallëzime", thonë nga SPB Tetovë. 

Sipas informacioneve, nga ana e Gjykatës Themelore Gostivarit u është caktuar masa e ndalimit për hyrje në vend në kohëzgjatje prej një vjet dhe gjobë me të holla. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR