• e hënë, 08 korrik 2024

Nën kontroll zjarri në deponinë te salla "Boris Trajkovski", pu shuhet edhe një zjarr në Gazi Babë

Nën kontroll zjarri në deponinë te salla

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Nën kontroll është vënë zjarri, i cili shpërtheu sot në deponinë te Aqua Parku, te salla "Boris Trajkovski" në Shkup. 

Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Xvonko Tomevski për MIA-n deklaroi se në shuarjen e zjarrit prej në mëngjes ishin të përfshirë 14 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse. 

Ai theksoi se zjarri është vën nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e tij në objektet përreth, por zjarrfikësit janë ende në teren dhe punojnë në shuarjen e tij të plotë, duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për sipërfaqe të madhe. 

Zjarr shpërtheu edhe në një sipërfaqe të madhe në Gazi Babë. Për momentin aty zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij, ndërsa siç theksoi Tomevski në operacion janë përfshirë dy automjete dhe pesë zjarrfikës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR