• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nën 5 për qind është dalja deri në orën 9 në Makedonska Kamenicë

Nën 5 për qind është dalja deri në orën 9 në Makedonska Kamenicë

Makedonska Kamenicë, 8 maj 2024 (MIA) - Në Makedonska Kamenicë deri në orën 9 nga gjithsej 6652 votues për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 332 votues.

Siç informuan nga KKZ, numri është i ngjashëm edhe për zgjedhjet parlamentare në të cilat për të drejtën e votës nga gjithsej 6641 qytetarë kanë votuar 331 persona. 

 "Në përqindje deri në orën 9, numri për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është 4,99 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare është 4,98 për qind", sqarojnë nga KKZ-ja.

 Në këtë komunë vendvotimet,  siç informojnë nga KKZ, janë hapur me kohë, dhe votimi po zhvillohet në rendin më të mirë.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR