• e premte, 05 korrik 2024

Në VK "Tabanoc" pritet rreth një orë, ndërsa në "Bogorodicë" rreth 30 minuta

Në VK

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimin kufitar "Tabanoc" është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. 

Siç njoftoi LAMM, Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR