• e premte, 05 dhjetor 2025

Në VK "Tabanoc" për hyrje pritet rreth 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 40 minuta

Në VK

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve në VK "Tabanoc" koha e pritje për hyrje në vend është rreth 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Për shak të zjarrit në parkun nacional "Jasen", rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup është e mbyllur për çdo lloj automjetesh. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR