• e hënë, 04 nëntor 2024

Në vijim është seanca publike e Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së Apasiev për diskriminim në bazë të përkatësisë politike nga Xhaferi

Në vijim është seanca publike e Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së Apasiev për diskriminim në bazë të përkatësisë politike nga Xhaferi

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Kushtetuese në vijim është seanca publike pas kërkesës për diskriminim në bazë të përkatësisë politike, të paraqitur nga Dimitar Apasiev. Në seancë të pranishëm janë parashtruesi i iniciativës Dimitar Apasiev dhe ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Parashtruesi i kërkesës, Apasiev thotë se ka qenë "i diskriminuar" sipas përkatësisë politike si deputet nga Talat Xhaferi i cili në atë kohë e kryente funksionin kryetari  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Nismën theksohet se kryetari i Kuvendit nuk ka vepruar sipas Ligjit për referendum, për propozim-kërkesën e Apasiev ka vendosur vetë, në vend që t'ia dorëzojë Komisionit ligjdhënës-juridik dhe kryetarit i trupit amë punues për të dhënë një mendim për rregullsinë e nismës.

Në diskutimin, Apasiev ka shpjeguar se cilat dispozita të Kuvendit zbatohen dhe cilat janë zbatuar, duke treguar se janë zbatuar nenet e gabuara nga Rregullorja e Kuvendit.

"Në këtë rast konkret, unë nuk veproj në pozitën e deputetit, por veproj si qytetar. Kryeparlamentari në raportimin ka një vlerësim meritor për të cilin nuk ka ingirenca se pyetja nuk është e përshtatshme", theksoi Apasiev. Ai shtoi se mendon se kjo ka motiv politik, siç tha, të mos arrihet deri në plenum për shkak të tendencës së mobilizimit politik.

Ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk u pajtua me atë që u tha dhe theksoi se ka vepruar në përputhje me Rregulloren e Punës, duke theksuar se Apasiev është vonuar në korrigjimin e kërkesës.

"Sipas rregullores së Kuvendit, një nga kompetencat e kryetarit të Kuvendit është të përcaktojë vlerën e një nisme të paraqitur. Bazuar në këtë, parashtruesit të kërkesës i kam treguar që duhet të respektohet dhe të dërgohet në afat prej 15 ditësh nga kërkesa e Kuvendit, e jo nga marrja e njoftimit, tha Xhaferi, duke shtuar se Apasiev ishte vonuar me përgjigjen.

Shtoi se nuk bëhet fjalë për diskriminim politik, sepse, siç tha, Apasiev e ka paraqitur kërkesën në cilësinë e qytetarit. Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e nismës civile në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të obliguar plotësues, i cili duhej të mundësojë grumbullimin e mëtejshëm të papenguar të, me Kushtetutë të parashikuara, 150.000 nënshkrimeve të qytetarëve për shpalljen e referendumit me këtë pyetje: Nëse jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkludimeve të Kuvendit nr. 08-3238/1 nga 16 korriku 2022? Kërkesa deri te kryetari i Kuvendit është dërguar më 7 tetor të vitit 2022, në cilësinë e personit fizik – propozues i autorizuar.

"Parashtruesi i kërkesës, Dimitar Apasiev vlerëson se me atë që kryetari i Kuvendit ka refuzuar ta përcjell nismën deri te trupat kompetentë të Kuvendit, e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe në këtë mënyrë ka penguar që parashtruesi ta realizojë të drejtën e tij të mbrojtur me Kushtetutë të veprimit politik.

Gjatë parashtrimit të kërkesës deri te Gjykata kushtetuese (23.12.2022), parashtuersi ka potencuar se është deputet në Kuvend nga radhët e opozitës dhe kryetar i partisë opozitare parlamentare politike 'E Majta' dhe se është penguar që politikisht të veprojë nga ana e kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse, i propozuar nga partia në pushtet. Për këtë shkak, parashtruesi Apasiev ka dorëzuar kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga neni 110 nga Kushtetuta, të cilat kanë të bëjnë me të drejtën e veprimit politik dhe ndalesën e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike. Po ashtu, parashtruesi njofton se me veprimin e përmendur, kryetari i Kuvendit e shkel të drejtën e ndalesës nga diskriminimi i qytetarëve në bazë të përkatësisë politike, që është e garantuar me Kushtetutë dhe me nenin 14 dhe nenin 1 nga Protokolli nr. 12 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut. Në diskutimin aktualisht janë duke u diskutuar pyetjet e parashtruara nga gjyqtarët kushtetues. ls/

Foto: MIA; Gjykata Kushtetuese 

 

QËNDRONI TË LIDHUR