• e shtunë, 11 maj 2024

Në Veles deri në orën 11 jehona në zgjedhje është 16.34, në Çashkë 15.27, në Gradsko 20.62 për qind

Në Veles deri në orën 11 jehona në zgjedhje është 16.34, në Çashkë 15.27, në Gradsko 20.62 për qind

 Veles, 24 prill 2024 (MIA) -  Në Veles dhe rajonin e Vlelesit në 84 vendvotime deri në orën 11 sot nga gjithsej 44 858 në listën e vetme zgjedhore për  raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 7329 votues ose 16.34 për qind, informoi për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ).

 Në Komunën e Çashkës, siç informoi Marjan Jovanovski, sekretar i KKZ-së Çashkë në 31 vendvotime apo nga 6076 në listën e vetme zgjedhore  deri në orën 11 kanë votuar 15.27 për qind e votuesve.

Në Komunën Gradsko, ndërkaq, ku  në 11 vendvotime janë regjistruar 3019 votues në listën e vetme zgjedhore deri në orën 11 kanë votuar 624 gjegjësisht 20.62 për qind e votuesv, që është përqindja më e madhe nga tri komunat", bëri të ditur  Meri Sedmakova. Dimovska, kryetare e KKZ-së Gradsko. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR