• e mërkurë, 22 janar 2025

Në Uashington takime të Mickoskit me bashkëpunëtorë dhe biznesmenë të Trampit

Në Uashington takime të Mickoskit me bashkëpunëtorë dhe biznesmenë të Trampit

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se në Uashington ka realizuar takime me Endru Pejkof, biznesmen amerikan me origjinë maqedonase, themelues dhe kryetar i Niagara Botling, me Xhesi Spiro, drejtor kryesor në Teter dhe përgjegjës për marrëdhëniet strategjike me qeveritë  në botë, si dhe me Dan Bongino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit të SHBA-së Tramp dhe komentatorin më të famshëm politik të krahut të djathtë. 

 

"Një bisedë jashtëzakonisht e përzemërt me Endru Pejkof, një biznesmen amerikan me origjinë maqedonase, themelues dhe kryetar i Niagara Botling, një kompani që ka të ardhura vjetore prej rreth 4 miliardë dollarë amerikanë dhe rreth 5.000 të punësuar.  Kompania është themeluar në vitin 1963 dhe sot është kompania më e madhe në tregun amerikan në këtë fushë. Investimet e Niagara Botling në Maqedoni janë të mirëseardhura. Diaspora maqedonase është element kyç në sistemin tonë, për të bërë më të qartë dhe më të fortë zërin dhe argumentet tona në botë. Po rinovojmë dhe krijojmë mundësi dhe partneritete të reja me këdo që mund të ndihmojë që Maqedonia sërish krenare dhe e juaj!", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. 

 Në solemnitet "Zërat e Lirisë" të organizuar nga kompanitë "Tramp Media" dhe Rambël, e cila u mbajt pas inaugurimit, Mickoski ka realizuar  takim me Bongino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trampit dhe komentator më i njohur politik i djathtë.

 "Një bisedë në të cilën folëm për Maqedoninë, sfidat tona por edhe mundësitë. Argumentet dhe pozicionet tona janë të qarta dhe partneriteti ynë strategjik me SHBA-në dhe administratën e Presidentit Tramp janë  të forta. Po luftojmë në shtëpi për paga më të larta, pensione, infrastrukturë të re, shëndetësi më të mirë, arsim më konkurrues, një ekonomi me rritje të shpejtë, etj., por po luftojmë edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Londër, Uashington etj. zëri ynë është gjithnjë më i fuqishëm!", ka shkruar kryeministri Mickoski. 

 

Siç njoftoi Mickoski, ai u takua gjithashtu me Xhesi Spiro, drejtor kryesor në Teter dhe përgjegjës për marrëdhëniet strategjike me qeveritë në botë.

 

"Teter është kompania më e madhe në botë që menaxhon kapitalin digjital dhe kriptovalutat. Fitimi i kompanisë në vitin 2023 ishte 6.2 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, fitimi ishte 5.2 miliardë dollarë amerikanë.  Biseduam  për tregun e kriptove, të ardhmen e kriptomonedhave dhe teknologjinë blokçejn. Çdo investim në Maqedoni në Teter dhe përvojë e përbashkët nga më të mëdhenjtë në fushën e tyre është i mirëpritur. Duhet të bëjmë hapa të mëdhenj përpara. Sfidat e së ardhmes nuk duhet t'i injorojmë dhe të mbetemi mënjanë, por duhet të jemi pjesë e tyre, që Maqedonia të jetë përsëri krenare dhe e juaja!", publikoi kryeministri Mickoski.

 Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski

 

QËNDRONI TË LIDHUR