• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Uashington dialog për partneritet strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së

Në Uashington dialog për partneritet strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së
Tiranë, 25 tetor 2022 (MIA)- Dialogu për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të mbahet sot në Uashington me përfaqësues të tetë ministrive dhe strukturave, njoftojnë mediat shqiptare. Delegacionin shqiptarë e udhëheq ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa atë amerikane ndihmës sekretarja e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid. Në një pjesë të diskutimeve do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken. Në delegacionin shqiptar për herë të parë përfshihen përfaqësues të lartë nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, ajo për Mbrojtje, për Punë të Brendshme, për Infrastrukturë dhe Energjetikë, Financa dhe Ekonomi, si dhe Ministria e Drejtësisë, ndërsa nga pala amerikane do të marrin pjesë përfaqësues të Departamentit amerikan të shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe Tregtisë etj. Departamentin amerikan të shtetit do ta përfaqësojnë ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Karen Donfrid, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Eskobar, zëvendës sekretari i mbrojtjes dhe të tjerë. Dialogu ka për qëllim thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me rëndësi gjeostrategjike siç janë siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të sigurisë, energjia, transporti, klima, transformimi digjital. Gjatë dialogut do të diskutohet edhe për sfidat e përbashkëta (mes Shqipërisë dhe SHBA-së) në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimit të ndodhive ndërkombëtare. Dialogu për partneritet strategjik vjen në një kohë kur festohet 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR