• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth një orë, ndërsa në "Bogorodicë" për dalje pritet 30 minuta

Në

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - LAMM njofton se për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar "Tabanoc"  koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet 30-minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Sipas LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit rugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delleçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR