• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Sveti Nikole deri në fund të muajit paraqiten dëmet nga zjarri i madh

Në Sveti Nikole deri në fund të muajit paraqiten dëmet nga zjarri i madh

Sveti Nikole, 24 gusht 2024 (MIA) - Janë djegur 50 shtëpi, traktorë, mekanizim bujqësor, shtalla në stihinë e madhe të zjarrit në Komunën e Sveti Nikole, që ndodhi nga fundi i korrikut. Kryetari i komunës së Sveti Nikoles, Dejan Vlladev thotë se këto janë analizat fillestare dhe sipas asaj që qytetarët deri më tani i paraqesin si dëme nga zjarri i madh në atë rajon, i cili përfshiu edhe tre fshatra.

"Janë paraqitur rreth pesëdhjetë shtëpi. Në disa prej tyre kanë jetuar, ndërsa ka edhe të tilla të cilat i kanë shfrytëzuar në mënyrë periodike, më shpesh gjatë fundjavave. Janë djegur rreth 30 shtalla, 10 makina të mekanizimit bujqësor, familje bletësh. Ka dëm të madh në territorin e rajoneve të kapluara nga zjarri", deklaroi Vlladev.

Ai thekson se beteja mëe  madhe me zjarrin ishte në fshatin Nemanjici, kur edhe korrespondentja e MIA-s ishte dëshmitare e stihisë së zjarrit dhe betejës me të nga ana e zjarrfikësve, populaltës lokale dhe mbështetjes nga ajri, ndërkaq të cilët shpëtonin njerëz, por edhe e shuanin zjarrin në të gjitha anët e fshatit. Vlladev thotë se paraqitja e dëmeve nga zjarri i madh në komunë është deri në fund të muajit. Ai shtoi se në kisha dhe në Kryqin e Kuq në Sveti Nikole akoma ka pika ku grumbullohen donacione. Organizata joqeveritare, persona privat, si dhe kompani me prëgjegjësi shoqërore tashmë po e tregojnë solidaritetin e ytre në vepër.

Theksoi se do të nevojiten vite për t'u ripërtërirë ajo që shkaktoi zjarri para së gjithash në fshatrat e Sveti Nikoles por edhe në pjesën e botës bimore dhe shtazore. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR