Në sulme izraelite ndaj Libanit për një ditë janë vrarë 95 njerëz
- Ministria e Shëndetësisë e Libanit kumtoi se në sulmet e djeshme izraelite jetën e kanë humbur gjithsej 95 njerëz, ndërsa janë lënduar 172 persona.
- Post By Besnik Shuki
- 08:48, 1 tetor, 2024
Bejrut, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Libanit kumtoi se në sulmet e djeshme izraelite jetën e kanë humbur gjithsej 95 njerëz, ndërsa janë lënduar 172 persona.
Edhe gjatë natës, armata izraelite (IDF) ka kryer sulme ndaj periferive jugore të Bejrutit, ndërsa paraprakisht u ka bërë thirrje qytetarëve të evakuohen.
IDF mbrëmë kumtoi se ka vendosur "zona të mbyllura ushtarake" në kufirin me Libanin, ndërsa në mëngjes ka filluar operacion "të kufizuar dhe të lokalizuar" tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor. bsh/
Foto: EPA