• e hënë, 23 dhjetor 2024

Majk Pensi ia uron fitoren Trampit

Majk Pensi ia uron  fitoren Trampit

 Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ish-nënpresidenti Majk Pensi, i cili u nda nga Tramp në vitin 2021 kur refuzoi të ndalonte certifikimin e Xho Bjadenit si president, dje e uroi për fitoren e tij në zgjedhje.

 "Populli amerikan ka folur dhe Kareni dhe unë i shprehim urimet tona të sinqerta presidentit të sapozgjedhur Donald Trampit dhe familjes së tij për zgjedhjen e tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara", tha Pensi në postimin në Iks.

 "Gjithashtu, i dërgojmë urime edhe nënpresidentit të sapozgjedhur Xh.D. Uens dhe familjes së tij për zgjedhjen e tij si nënpresident i Shteteve të Bashkuara", theksoi Pensi.

 Pensi, (65), e kundërshtoi Trampin në zgjedhjet presidenciale republikane, por u largua në tetor të vitit 2023, duke thënë se fushata e tij nuk kishte arritur të fitojë tërheqje.

 Pasi Trampi humbi zgjedhjet në vitin 2020, ai u përpoq të bindë Pensin që ta ndalojë konfirmimin për fitoren e Bajdenit në Kongresin Amerikan. Pensi refuzoi. Tubimi në Kapitol më 6 janar të vitit 2021 u ndërpre përkohësisht nga mbështetësit e Trampit të cilët hynë në godinën parlamentare në Uashington.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR