• e enjte, 05 dhjetor 2024

Politiko: Shpërbëhet qeveria e koalicionit gjerman

Politiko: Shpërbëhet qeveria e koalicionit gjerman

Berlin, 6 nëntor 2024 (MIA) - Koalicioni qeverisës i Gjermanisë i përbërë nga tre parti u shpërbë sonte, pasi kancelari Olaf Sholc paralajmëroi se do të shkarkojë ministrin e Financave, Kristian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për reformat ekonomike.

Bisedimet e krizës në koalicionin e Partisë Social Demokratike të Sholcit, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit arritën në krye pasi FDP publikoi një dokument me kërkesë për reforma ekonomike liberale që dy partitë e tjera e patën të vështirë ta pranonin.

Gjatë një takimi dramatik të liderëve të tre partive sot, Lindner i tha Sholcit se nuk sheh asnjë mënyrë për të vazhduar koalicionin dhe i kërkoi atij të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme në Gjermani.

Kjo bëri që Sholc të njoftonte se do të shkarkohej, deklaruan dy burime për Politiko.

Sholc potencialisht mund të përpiqet të vazhdojë të qeverisë në një qeveri të pakicës, por nuk ka shumicë për të miratuar buxhetin, duke rritur mundësinë e një votimi mosbesimi dhe zgjedhjeve të parakohshme - potencialisht në fillim të marsit, thekson mediumi. ls/

Foto: EPA  

QËNDRONI TË LIDHUR