• e diel, 09 mars 2025

Në stacionin hekurudhor në Paris është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore

Në stacionin hekurudhor në Paris është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore

Paris, 7 mars 2025 (MIA) – Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore është zbuluar mëngjesin e sotëm gjatë kohës sa realizoheshin punime në stacionin Gar du Nord (Gare du Nord) në Paris.

Komunikacioni rreth stacionit është ndërprerë plotësisht. Ndërprerja e komunikacionit ka të bëjë me linjat lokale të metrove dhe trenat ndërurban dhe ndërkombëtarë, njoftoi kompania hekurudhore TER.

Bomba ishte zbuluar në binarët rreth 2,5 kilometra nga stacioni.

Gar du Nord është stacioni më frekuentues hekurudhor në Evropë, me 214 milionë udhëtarë të cilët kalojnë nëpër të çdo vit. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR