• e premte, 21 qershor 2024

Në Shtip në votim deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind e votuesve

Në Shtip në votim deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind e votuesve

Shtip, 24 prill 2024 (MIA) - Në Shtip deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Shtipit (KKZ), Viktor Vaçev. Ai theksoi se votimi në Shtip ka filluar pa probleme. Të 74 qendrat e votimit u hapën menjëherë në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm. Në territorin e Komunës së Shtipit të drejtë vote kanë gjithsej 41.489 votues.

Votimi zhvillohet me aparate për leximin e gjurmëve të gishtave, të cilat për momentin funksionojnë pa probleme. Megjithatë, ka edhe zgjidhje alternative nëse shfaqen probleme me aparatet, të gjitha me qëllim që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Deri tani votimi po zhvillohet pa probleme, votimi po bëhet me aparate për leximin e gjurmëve të gishtave, ato funksionojnë pa problem”, shton Vacev. ls/

Foto: MIA

 



QËNDRONI TË LIDHUR