Në Shtip deri në orën 11 kanë votuar 10,89 për qind e votuesve
- Deri në orën 11:00, në 80 vendvotime në Komunën e Shtipit kanë votuar 4.500 qytetarë ose 10,89 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Viktor Vacev.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:34, 19 tetor, 2025
Shtip, 19 tetor 2025 (MIA) - Deri në orën 11:00, në 80 vendvotime në Komunën e Shtipit kanë votuar 4.500 qytetarë ose 10,89 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Viktor Vacev.

"Votimi po zhvillohet në rendin më të mirë të mundshëm, nuk ka raportime për parregullsi nga ana e votuesve ose nga ana e Këshillave Zgjedhorë. Votimi në Zgjedhjet Lokale në Shtip po zhvillohet në një atmosferë të qetë", thotë Vacev.

Në zonën qendrore të qytetit, në vendvotimet në shkollën më të madhe komunale "Vanço Përqe", ku mëngjeson e sotëm ishte edhe MIA, kishte një frekuencë të shtuar të qytetarëve, të cilët po ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 në disa vendvotime.
Foto: MIA