• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shqipëri janë angazhuar 5.500 nëpunës policorë për zgjedhjet lokale

Në Shqipëri janë angazhuar 5.500 nëpunës policorë për zgjedhjet lokale

Tiranë, 11 maj 2023 (MIA) - Për zgjedhjet lokale, të cilat në Shqipëri do të mbahen të dielën më 14 maj, do të angazhohen 5.500 nëpunës policorë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Policia e shtetot do të angazhojë 5.500 nëpunës për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin e papengueshëm të zgjehdjeve më 14 maj. Në tre muajt e kalaur, rreth 7.000 të punësuar kaluan trajnim adekuat për zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkëpunim me OSBE-në dhe Komisionin qendror zgjedhor. Patrulla të trajnuara do të stacionohen në afërsi të vendvotimeve dhe komisioneve komunale zgjehdore", ceket në kumtesën e MPB-së së Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen rreth transportit dhe sigurimit të materialit zgjedhor, ndërsa intervenimi i tyre në hapësirat e 5.213 vendvotimeve do të jetë vetëm në raste urgjente apo në mënyrë tjetër, vetëm me kërkesë të kryetarit të këshillit zgjedhor.

Pas përfundimit të procesit të votimit të dielën në orën 19:00, pas konstatimit të procedurës, policia do të bëjë shoqërimin e transportit të kutive të votimit drejt komisioneve zgjedhore.

Gjithashtu, policia është e angazhuar edhe në periudhën e fushatës zgjedhore, që filloi më 14 prill dhe përfundon nesër në mesnatë, në mirëmbajtje të rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të tjera të partive politike. ab/

foto: MPB Shqipëri

QËNDRONI TË LIDHUR