• e hënë, 08 korrik 2024

Në Shqipëri inflacioni në prill ra në 4,6 për qind

Në Shqipëri inflacioni në prill ra në 4,6 për qind

Tiranë, 8 maj 2023 (MIA) - Inflacioni në Shqipëri po shfaq shenja të ndjeshme ngadalësimi për të gjashtin muaj me radhë, duke nisur nga nëntori i vitit 2022, njoftoi sot Instituti i Statistikave, INSTAT.

Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin prill ishte 4,6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2 për qind. Ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit në muajin prill 2023, krahasuar me mars 2023 është 0,03 për qind.

Në mars inflacioni ishte 5,3 për qind nga 7,1 për qind sa ishte në shkurt. 

"Krahasuar me muajin mars 2023, çmimet e grupit 'mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë' u rritën me 0,9 për qind, pasuar nga grupet 'mallra dhe shërbime të ndryshme' me 0,6 për qind, 'pije alkoolike dhe duhan' dhe 'argëtim dhe kulturë' me 0,5 për qind, 'hotele, kafene dhe restorante' me 0,4 për qind, 'shëndeti' me 0,3 për qind, 'komunikimi' me 0,2 për qind, 'veshje dhe këpucë' dhe 'shërbimi arsimor' me 0,1 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën më 1,1 për qind, pasuar nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 për qind.

Përndyshe, nivel më i lartë i inflacionit në Shqipëri ishte shënuar në tetor të vitit të kaluar, kur arriti 8,3 për qind, pas çka filloi të ulej lehtë. Kështu, në nëntor ishte 7,9 në dhjetor 7,4 dhe në janar 7,2 për qind. 

Banka Qendrore e Shqipërisë parasheh se inflacioni do të vazhdojë të ulet me tempo të shpejtë në muajt e tjerë dhe pritet ai të bie në 2,4 për qind deri më mes të vitit të ardhshëm. fc/

Fotografia: INSTAT

 

QËNDRONI TË LIDHUR