• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup u mbajt protestë në mbështetje të popullit palestinez

Në Shkup u mbajt protestë në mbështetje të popullit palestinez

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Para xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot është mbajtur protestë në mbështetje të popullit palestinez. 

Një grup qytetarësh me pankarta "Liri për Palestinën" kërkuan që të ndalohen sulmet në Palestinë. 

Emin Husrev, kryetar i shoqatës "Kopru" tha se sulmet në dymbëdhjetë ditët e fundit ku cak janë civilët, një pjesë e madhe gra dhe fëmijë "arritën kulmin me bombardimin e Spitalit Al Ahli, një akt që është i papranueshëm për njerëzimin”.

Husrev kërkoi që sulmet të ndalojnë duke theksuar se nuk mund të heshtësh për atë që po ndodh sepse deri më sot ka mbi 3.500 viktima. 

"Presim duke filluar nga vendet fqinje, një orë e më parë të ndërmarrin hapa të nevojshme në drejtim të vendosjes së paqes dhe stabilitetit, ndërsa nga ana tjetër i bëjmë thirrje Amerikës, Evropës dhe vendeve të rajoneve të tjera të mbajnë një qëndrim të drejtë dhe human ndërmjet palëve", tha Husrev.

Protesta në mbështetje të Palestinës është organizuar nga ana e disa shoqatave të cilat veprimtarinë e tyre e kryejnë në vend dhe të cilët për këtë qëllim formuan një Platformë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR