• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Shkup sot dhe nesër regjim i posaçëm në komunikacion për shkak të takimit BE - Ballkani Perëndimor

Në Shkup sot dhe nesër regjim i posaçëm në komunikacion për shkak të takimit BE - Ballkani Perëndimor

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Në Shkup sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të takimit të liderëve BE - Ballkani Perëndimor. 

"SPB Shkupi njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti  i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR