• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup shënohet 81 vjetori i deportimit të hebrenjve të Maqedonisë

Në Shkup shënohet 81 vjetori i deportimit të hebrenjve të Maqedonisë

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Me vendosjen e luleve para monumentit të 7.144-të hebrenjve maqedonas të deportuar në oborrin e ish Monopolit sot në Shkup shënohet 81 vjetori i deportimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist "Treblinka".

Ndër ata që vendosën lule ishin edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri teknik Talat Xhaferi, deputetë dhe ambasadorë.

"Sot bëjmë homazhe për 7.144 hebrenj nga Maqedonia. Maria, Pepo, Zholi, Besale, Dora, Davidi, Rufel, Jacob, Boena, Marie, Eshter dhe shumë hebrenj të tjerë nga Maqedonia, të cilët vdiqën tragjikisht në kampin e vdekjes "Treblinka". Shtatë mijë e njëqind e dyzet e katër hebrenj nga Shtipi, Manastiri dhe Shkupi nuk i panë më vendlindjet e tyre, tha në fjalën e tij kryetari i komunitetit hebre Pepo Levi.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi tha se nuk janë këtu për të hapur plagë nga e kaluara e dhimbshme, por për të dërguar mesazhin që diçka e tillë të mos ndodh më asnjëherë. Ai, ndër të tjera tha se bashkohet duke i tëhënë "jo" çfarëdo lloj forme të jotolerancës, antisemitizmit, fashizmit, agresionit përmes përjashtimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Para të pranishmëve foli edhe ambasadorja e Izraelit, Simona Frankel e cila theksoi se përkujtimi i dëbimit të komunitetit hebre në shtet në kampet naziste këtë vit për Izraelin ka një kuptim të ri dhe të dhimbshëm dhe tha se nuk dëshiron ta krahasojë "holokaustin me masakrën e 7 tetorit". sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR