• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 179 shoferë, 36 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 179 shoferë, 36 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 sanksione, prej të cilave tridhjetë e gjashtë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tre sanksione për shoferët e motoçikletave, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Po ashtu janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë masa për shoferët fillestarë, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike...", thuhet në kumtesë.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", kumton MPB. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR