• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup samit i Parlamentit global të kryetarëve të komunave

Në Shkup samit i Parlamentit global të kryetarëve të komunave

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup sot mbahet Samiti vjetor i Parlamentit global të kryetarëve të komunave 2023. Tema e samitit, në të cilin është paralajmëruar prani e rreth 150 kryetarëve të komunave nga e gjithë bota është, "Qytete të fuqishme, të angazhuara dhe humane: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për gjeneratat e ardhshme".

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, samitin do ta hapë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa pritet të flasin edhe presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir dhe sekretari i përgjithshëm i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Matie Mori.

Presidenti Stevo Pendarovski dje i ka pritur anëtarët e Këshillit Drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë me rastin e mbajtjes së samitit. 

Kryetarët e komunave e informuan presidentin Pendarovski për pritjet e tyre dhe për temat e diskutimit në samitin e këtij viti, theksuan se qëllimi i këtij tubimi ndërkombëtar është të mbështesin dhe forcojnë rolin e qyteteve dhe liderëve lokalë në ofrimin e një bote më të mirë, më demokratike, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse për qytetarët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR