Në Shkup dënohen 119 shoferë
- - Në kontrollet në sferën e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 sanksione, prej të cilave 16 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
- Post By Fitore Curri
- 09:09, 18 mars, 2024

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Në kontrollet në sferën e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 sanksione, prej të cilave 16 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
MPB njoftoi sot se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s