Në Serbi Ditë zie për viktimat në zjarrin në Koçan
- Në Serbi është Ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Vendimin e ka marrë Qeveria serbe të dielën.
- Post By Besnik Shuki
- 07:50, 18 mars, 2025

Beograd, 18 mars 2025 (MIA) - Në Serbi është Ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Vendimin e ka marrë Qeveria serbe të dielën.
Flamujt në Serbi janë në gjysëm shtizë në institucionet shtetërore. Mediumet dhe institucionet kulturore janë të olbiguara ta përshtatin programin e tyre për Ditën e Zisë.
Në Beograd dje janë transferuar 12 të lënduar nga zjarri dhe janë hospitalizuar në Qendrën urgjente dhe në Akademinë ushtarako-mjekësore. Paraprakisht 12 të lënduar po ashtu janë sjellur në ato institucione, si dhe disa në Nish.
Në zjarrin e madh që shpërtheu në diskotekën në Koçan, jetën e kanë humbur të paktën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. bsh/