• e martë, 26 nëntor 2024

Në rajonin e Shtipit aktiv janë dy zjarre

Në rajonin e Shtipit aktiv janë dy zjarre

Shtip, 10 tetor 2023 (MIA) - Zjarri mes fshatrave Kalapetrovci dhe Koshevo të Shtipit është nën kontroll, zjarrfikësit e NJTKZ - Shtip gjatë natës kanë qenë në terren, informon për MIA-n komandanti i NJTKZ - Shtip, Darko Kocev. 

Sipas informatave të para gjatë ditës së djeshme zjarri përfshiu mbi 70 hektarë pyje, bimë me kërcell të ulët, ndërsa në shuarjen e zjarrit u përfshinë dhjetëra zjarrfikës, dy ertraktor dhe një helikopter i policisë. 

"Bëhet fjalë për terren të paarritshëm, ndërsa sipas ekipit kujdestar ende ka flakë në një vend", tha Kocev. 

Ai për MIA-n theksoi se mëngjesin e sotëm ka tjetër zjarr në malin Serta në atarin e fshatit Selcë të Shtipit.

"Në atarin e fshatit Selcë të Shtipit kemi pasur një zjarr të madh gjatë periudhës së fundjavës, tani ky është një tjetër i ri. Në rrjedhë është koordinimi me Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) se si të veprohet në dy lokacionet, me ne gjatë këtyre ditëve janë edhe punonjësit e ndërmarrjes pyjore", tha Kocev. 

Ai apeloi që të mos digjen kullotat, sepse shkatërrohen sipërfaqe të mëdha pyjore. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR