• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Prilep privohen nga liria dy persona për "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit"

Në Prilep privohen nga liria dy persona për

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratik në të gjithë territorin e vendit. MPB-ja po merr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike, deklaroi në konferencën për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.  

Në orën 09:00 në rrugën "Dabniçka" në Prilep, zyrtarë plicorë nga NJPB Prilep, në lidhje me veprën penale "ryshfet gjatë  zgjedhjeve dhe votimit", kanë privuar nga liria B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva. Lidhur me të njëjtën ngjarje, në Stacionin policor Prilep janë thirrur S.A. (28), M.A. (31), SH.A. (40), D.A. (22) dhe XH.A. (36) nga Krusheva, me qëndrim në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës. 

Janë regjistruar disa raportime për propagandë gjatë votimit në disa vendvotime, por pas masave të ndërmarra, deri në këto momente, pretendimet nga raportimet nuk janë konfirmuar. 

MPB-ja apelon deri te të gjithë qytetarët dhe partitë politike, të kontribuojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Nëse ka çfardo shkelje të procesit zgjedhor qytetarët të parqiten në stacionet më të afërta policore ose në numrat e telefonit 192 ose 112. qa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR