Në Prilep deri në orën 9 kanë votuar 3,46 për qind e votuesve
- Pa probleme po zhvillohet procesi zgjedhor në Prilep dhe në komunat e rajonit - Krushevë, Dollnen dhe Krivogashtan, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:39, 19 tetor, 2025
Prilep, 19 tetor 2025 (MIA) - Pa probleme po zhvillohet procesi zgjedhor në Prilep dhe në komunat e rajonit - Krushevë, Dollnen dhe Krivogashtan, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore.
Deri në orën 9 në Prilep kanë votuar 3,46 për qind nga 62.053 qytetarët e regjistruar me të drejtë vote. Në Krushevë, deri në orën 9 kanë votuar 4,89 për qind, në Dollnen 2,8, ndërsa në Komunën e Krivogashtanit deri në orën 9 kanë ushtruar të drejtën e votës 3 për qind e votuesve.
Në Prilep sot votohet për një nga nëntë kandidatët për kryetar komune dhe për një nga 11 listat e këshilltarëve.
Foto: Arkivi i MIA-s